Koronavirusi, shtohen kontrollet në pikat kufitare. Shpërndahen fletushka sensiblizuese
Në të gjithë vendin janë shtuar masat e sigurisë, kontrollet dhe janë shpërndarë mesazhe sensibilizuese për parandalimin e koronavirusit.
Në pikën kufitare të Kapshticës është shtuar personeli mjekësor që do të kontrollojnë udhëtarët që vijnë nga vendet e huaja, nëse kanë shenja të koronavirusit. Në dispozicion të tyre janë vënë tre termometra lazer. Ndërklohë në terren qëndrojnë 4 mjekë të cilët alternohen me 3 turne. Ata bëjnë matjen e temperaturës si dhe intervistimin e udhëtarëve që futen në vendin tonë.
Ndërkohë, punonjësit e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër kanë shpërndarë broshura masat ndaj koronavirusin, në pikën kufitare të Kakavijës si dhe dyqane, shkolla dhe biznese. Ndërkohë Njësia e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër ka organizuar një aktivitet informues dhe sensibilzues për koronavirusin në tregun e komunitetit rom. Ata kanë shpëndarë fletë-palosje për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.