“Koronavirusi s’ka ikur”! I dërguari special i OBSH-së: Duhet të përgatitemi për shpërthime të reja!

“Ne duhet të jemi të përgatitur për shpërthime të reja”, ishte ajo çfarë deklaroi i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-19.

“Koronavirusi “nuk ka ikur”, dhe teksa lëvizjet e njerëzve rriten duhet të jemi të përgatitur “për shpërthime të reja që mund të lindin shumë shpejt”, sqaroi Dr David Nabarro.

Nabarro i tha programit të BBC Radio 4, ditën e sotme, se ndërsa kufizimet e bllokimit janë lehtësuar, njerëzit do të duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancën fizike aq sa munden, dhe të izolohen menjëherë nëse sëmuren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?