Koronavirusi vijon të bëjë “kërdinë” në të gjithë botën. Mbi 3,2 milionë të infektuar me Covid-19, 228 mijë viktima

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3,2 milionë, përkatësisht 3,221,593 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 228,263 dhe 1,005,217 persona kamë fituar betejen me koronavirusin.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 61,669 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 27,682 viktima, Spanja me 24,275, Franca me 24,087 dhe Britania me 26,097.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shqipëri janë shënuar 31viktima dhe janë infektuar 766 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,001,968 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,9 milion raste aktive që presin të shërohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?