Koronavirusi, viktima e tretë në Itali vuante edhe nga tumori

Në Itali shkon në 3 numri i të vdekurve nga koronavirusi. Viktima e radhës, një grua, u nda nga jeta në Kremona, ndërsa ndodhej nën kujdesin e mjekëve. Gazeta “La repubblica” shkruan se gruaja ishte nën trajtim mjekësor në repartin e onkologjisë, pasi vuante nga tumori. Gazeta shkruan se gruaja kishte koronavirus, por gjendja e saj shëndetësore ishte më komplekse për shkak të kurimit për sëmundjen e tumorit.

Numri i të prekurve vazhdon që të rritet dhe aktualisht janë 150 persona të vendosur në spitale, në pesë rajone. Në Venezia autoritetet lokale morën vendimin që të anulojnë karnavalet.

Hapat e marra prej autoriteteve italiane, që synojnë kufizimin e transmetimit të virusit, parashikojnë deri edhe përdorimin e ushtrisë, ashtu siç ndodh për parandalimin e veprimeve terroriste. Ato vetë e pranojnë se “pezullimi i të drejtave të lëvizjes së lirë të personave”, por e konsiderojnë të nevojshme kur nuk ka mënyra të tjera për të ndaluar përhapjen e një epidemie. Ky është “ modeli Vuhan”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?