Koronavirusi zbraz metrotë dhe trenat në Milano (Foto)
Frika ndaj coronavirusit ka paralizuar jetën në veriun e Italisë. Katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 210 janë prekur nga coronavirusi Covid19 në Itali brenda tri ditësh.
Viktima me e fundit është një 84-vjeçar i cili ishte shtruar në spital për patologji të tjera. Deri më tani në Itali janë të prekura 7 rajone ku kryeson Lombardia me 165 të prekur nga virusi i tmerrshëm.
Përhapja e coronavirusit në Itali ka bërë që rrugët e qyteteve të jene bosh, ku pjesa me e madhe e njerëzve po e kalojnë ditën brenda në shtëpi për të shmangur çdo kontakt me njerëzit.
Në fotoT e mëposhtme shohim se si metrotë dhe trenat në Milano janë bosh nga frika e coronavirusit. Në Milano janë mbyllur edhe shkollat, palestrat, muzetë, kinematë etj. “As në gusht trenat dhe metrotë nuk kanë qenë kaq të zbrazëta”,- ka thënë një udhëtar.