Korporata e Investimeve, realitet – Preçi: Anashkalon rregullat e konkurrencës, favorizon oligarkët
Korporata e Investimeve Shqiptare, institucioni që do të menaxhojë pronat publike, ka kaluar edhe në hallkën e fundit, atë të Parlamentit, për të filluar normalisht nga funksionimi.
Por pavarësisht entuziazmit të qeverisë për nxitjen e investimeve dhe implementimin e një modeli ndërkombëtar të zhvillimit dhe menaxhimit të pronave publike, eksperti i ekonomisë Zef Preçi, është pesimist sa i takon ndikimit që do ketë ky institucion në ekonominë shqiptare.
Nga ana tjetër eksperti Zef Preçi, thekson se një rrezik potencial i funksionimit të këtij institucioni është krijimi i favorizimeve.
Projektligji fillestar për ngritjen e Korporatës së Investimeve ka ngjallur shumë reagime si nga deputetët të opozitës por edhe nga institucione ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe FMN, ndërsa drafti përfundimtar ka reflektuar disa nga sugjerimet e Komisionit Europian. /Scan