‘’Korrektesa e Elton Arbanës’’, Alibeaj: Është ai rreshteri i krimit të Niçes së Shijakut, Rama adhuron kriminelët

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka komentuar fjalët vlerësuese të Ramës për kryebashkiakun e PS në Shijak Elton Arbanës duke publikuar bashkangjitur edhe përgjimet e dosjes 339 lidhur me një bisedë të këtij të fundit me Astrit Avdylajn, eksponent i krimit në Shijak.

Alibeaj thotë se Elton Arbana është njeriu i Astrit Avdylajt apo Niçes së Shijakut që ky i fundit e urdhëronte si rreshter të krimit dhe kryebashkiaku i Shijakut asokohe kryetar i PS në Shijak dhe sapo ishte liruar nga detyra si përgjegjës sektori i IKMT në Qarkun e Durrësit.

Në fakt biseda bën fjalë për një gjobë në fermë të Shijakut teksa Astrit Avdylaj duke përmendur Vangjush Dakon dhe Edi Ramën i kërkon Elton Arbanës t’i thotë drejtorit të INUK në Bashkinë Durrës heqjen e saj.

Alibeaj akuzon Ramën se i adhuron kriminelët dhe krimin dhe madje vetë Rama është vetë krimi.

STATUSI I ENKELEJD ALIBEAJT

Edi Rama qenka magjepsur sot nga “kryetari” i Bashkise se Shijakut! Djal i mire, njeri korrekt, i perkushtuar, i zoti, me sens praktik dhe i pergjegjshem ?.

Behet fjale per Elton Arbanen, ate njeriun qe Astrit Avdylaj, Niçja i Shijakut pra, i dosjes 339 e urdheronte si rreshter te krimit dhe ky i nenshtrohej si skllav i bindur!

Ky eshte shembulli me i fresket se adhurimi i Rames, per krimin e kriminelet eshte si puna e vesit qe del vetem me shpirtin!

Edi Rama eshte Niçja, eshte Arbana, eshte Gjushi, eshte krimi.

https://www.facebook.com/EnkelejdAlibeaj/videos/2194360920666276/

SHKARKO APP