Korreshi-Felajt: Ju po vidhni gjithë buxhetin s’po themi gjë, na lini të vjedhim çik fjalën

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, deklaratës së zv.kryeparlamentares Ermonela Felaj, e cila tha se deputetët e opozitës kanë folur në Kuvend më shumë se mazhoranca, i është përgjigjur me ironi.

Korreshi iu drejtua Felajt, duke i thënë se mazhoranca po vjedh gjithë buxhetin e s’po i thonë gjë, ndërsa opozita e cila flet e denoncon kritikohet për të folurit në Kuvend.

“Dhe njëherë meqë na kushtuar shumë rëndësi për fjalën. Ju po vidhni gjithë buxhetin e shtetit e s’po u themi gjë në të na thoni për fjalën. Në fjala na ka ngelur. Na i lini të vjedhim çik nga fjala”, tha Korreshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?