Korridori “mollë sherri”, dy familje që jetojnë në një shtëpi përballen live

Kur . E tillë është historia e Kristina Stefanit, protagonistja e sotme e emisionit ‘Me zemër të hapur’ të Evis Ahmetit. Nga studio e emisionit ajo rrëfen bashkëjetesën e vështirë dhe konfliktet e vazhdueshme me fqinjën e saj.

Ajo që e bën këtë histori shumë më të padëgjuar është fakti se prej vitesh dy familje kanë jetuar në një apartament të cilin e kanë të ndarë dhe për të cilin gëzojnë të dyja certifikatë pronësie. Ajo që i ka çuar këto familje ne dyert e gjykatës është korridori. Kristina tregon se e ka në pronësi, por që përdoret edhe nga familja tjetër, shkruan ‘BalkanWeb’.

Komshijet Te Zemra

“Kemi jetuar prej vitesh në atë shtëpi. Ajo është rreth 62 metra katrore. Ajo u nda në përgjysmë, ndërsa palëve u takon nga 27 metra katrorë. Jam munduar që ti zgjidh gjërat me qetësi, por familja tjetër nuk përgjigjet kështu. Më kalonin në korridor, pas sherreve dhe konflikteve u largova me djalin tim nga shtëpia. Prej 1 viti e ca nuk jetoj më aty”, -tha Kristina, ndërsa la të nënkuptuar se fqinjët e saj nuk kanë të njëjtin botëkuptim me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kaq mjaftoi që pjesë e emisionit të bëhej edhe pala tjetër, përmes në një lidhje telefonike. Ishte djali i pronares së gjysmës tjetër të banesës, i cili tha se ai ishte i gatshëm që të zgjidhej gjithçka me kompromis.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këto gjëra që përmendët nuk kanë ndodhur. Unë jam për një zgjidhje dhe kam qenë gjithë kohës. Të flas për punën e kulturës, s’dua të flas. Jam 27 vjeç, kam një biznes qe po mundohem ta ngre dita-ditës. Zonja më çoi në gjykatë për hapjen e derës dhe isha dakord. Dhe të ndanim shpenzimet. Shkuam në gjykatë dhe kërkuam vlerësimin e ekspertit për hapjen e derës, ndaj ajo nuk lejohej nga inxhinierja. Nuk jam as për dhunë. Në polici kam qenë për një bisedë telefonike, pasi zonja më ka shara, djali i saj më ka kërcënuar. Një ditë telefonova zonjën dhe i thash që të pinim një kafe dhe më tha; skam ça të sqaroj me ty. Më pas më mori djali i saj në telefon, dhe më tha; unë të bëj kështu, të bëj ashtu. I thash; mos u merr me këto gjëra, se je i vogël”, -tha 27-vjeçari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?