Korriku përvëlues, deri në 38 gradë nën hije

Muaji korrik do të shënojë temperatura deri në 38 gradë. Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, këto temperatura matën në hije, që do të thotë se në diell ne i ndjejmë 5 gradë më shumë. Korriku ka nisur përvëlues. Ai do të jetë i nxehtë dhe i thatë me shumë pak reshje, në zonat malore.

”Gjatë këtij 10 ditëshi patën 3-4 ditë me temperatura 37-38 gradë celcius. Do të kemi edhe disa ditë në 10 ditëshin e dytë dhe të tretë. Ndërsa temperaturat zotëruese do të variojnë nga 33 në 36 gradë celcius. Nuk parashikohet që gjatë këtij muaji të kemi temperaturë ekstremisht të larta, 39-40 gradë celcius”, ka thënë Meteorologia Adiola.

Gjatë të premtes, temperaturat ranë me 2 gradë celcius. Në fundjavë temperaturat nuk do të luhaten shumë. Në zonat e ulëta do të shkojnë në 36 gradë. Ndërsa në vendet bregdetare 34 gradë, për shkak të ndikimit të detit. Mjekët rekomandojnë shmangien e orëve të pikut dhe lëvizjen në zonat e zhveshura nga gjelbërimi dhe si gjithmonë konsumim i shtuar i ujit kryesisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?