Korrupsion me kolaudimin e mjeteve, 2 në pranga
Dy persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për Korrupsion me kolaudimin e mjeteve. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se pas hekurave ndodhen shtetasit me inicialet A.T., dhe A.H. Arrestimi i tyre u be pas hetimeve te prokurorise se Tiranes.
NJOFTIMI I PROKURORISE
Pas nje hetimi disa mujor me metoda speciale te hetimit prokuroria e Tiranes ka arritur te finalizoje me sukses operacionin duke arrestuar dy persona per korrupsion konkretisht shtetasit AT dhe AH, te cilet ne bashkepunim me njeri tjetrin dhe persona te tjere merrnin shperblim per kalimin e mjeteve ne kolaudim ne kundershtim me kushtet reale teknike si dhe kalimin e mjeteve jashte radhe. Po vijohet per individualizimin dhe gjetjen e provave per autore te tjere.
KOHA JONË SONDAZH

