Korrupsion në zgjedhje? Gjykata e Posaçme vendos pushimin e hetimeve nga kallëzimi i PD-së

Gjykata e Posaçme në Tiranë me kërkesë të SPAK, pushoi hetimet për korrupsion në zgjedhje të një dosjeje që ishte kallëzuar nga PD-ja dhe që bënte fjalë për hetimet për krime elektorale që i përkasin zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

Çështja për të cilën nuk u gjetën elementë të veprës penale lidhet me një denoncim të demokratëve që kishin dyshime se dhjetëra fermerë në Vlorë ishin rimbursuar me karburant në prag të zgjedhjeve të dy viteve më parë dhe ky në denoncim konsiderohej si korrupsion në zgjedhje. Çështja u verifikua dhe u hetua nga prokuroria lokale që konstatoi se nuk kishte prova penale dhe për këtë shkak i mbylli pa të hetuar hetimet.

Për shkak se çështja e korrupsionit në zgjedhje dhe shpërdorimi detyrës u konstatua që ishte kompetencë e strukturës së posaçme antikorrupsion, dosja u referua për kompetencë pranë SPAK. Edhe prokuroria e posaçme ka kryer veprime të posaçme për rimbursimin me karburant të fermerëve në prag të zgjedhjeve 2023 dhe ka konstatuar më pas se të gjithë emrat e përftuesve të këtij bonusi e meritonin dhe përmbushnin kriteret për t’u furnizuar me karburant.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa për pushim të hetimeve është paraqitur në gjykatë në 18 prill dhe Pasi ka vlerësuar dhe shqyrtuar argumentet, gjyqtarja Rudina Palloj ka vendosur të pranojë kërkesën e SPAK duke vendosur ‘Pushimin e procedimit penal me nr. 46, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistruar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, të parashikuara respektivisht nga nenet 248 dhe 328 të K.Penal, pasi në referim të nenit 328, pika 1, shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi faktet dhe rrethanat që rezultojnë nga provat nuk përmbajnë elementë të veprës penale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?