Korrupsioni, 5 mijë euro për një vend pune mësues në Lushnje

Me poshtë njoftimi i plotë i Prokurorisë së Lushnjes

Pas një hetimi disajavor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është bërë e mundur të zbulohet se Drejtoresha Arsimore e qytetit Lushnje, shtetasja Liza Tabaku, duke përdorur djalin e saj, Xhanlukas Bakiasi dhe shtetasin Rigert Zeneli, merrte para për emërimin e mësuesve të ndryshëm në shkollat e zonës ku ajo kishte kompetencë. Po ashtu, për këtë shtetase ka fakte se merrte shuma parash për të mos larguar mësues nga puna.

Në mesditën e së shtunës është arrestuar në flagrancë shtetasi Xhanlukas Bakiasi dhe Rigert Zeneli, të akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm…”. te cilet sapo i kishin marre nje sasi te konsiderueshme parash nje shtetasi per te mos e larguar nga puna si mesues, ndërkohë që është ndaluar, me urdhër të Prokurorisë, shtetasja Liza Tabaku, të akuzuar për “korrupsion pasiv…” Nga hetimi ka rezultuar se për çdo emërim apo moslargim nga detyra, kjo shtetasve merrte shuma nga 3000-5000 euro. Në veprimtarinë e saj të paligjshme, kjo shtetase ndihmohej nga djali i saj, Xhanlukas Bakiasi dhe një shtetas tjetër, Rigert Zeneli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të veprimeve hetimore dhe në ndjekje dinamike nën drejtimin e Prokurorisë Lushnje, ditën e Shtunë (dt. 22.11.2014) janë arrestuar në flagrancë shtetasit Bakiasi dhe Zeneli, të cilët sapo i kishin marrë një shumë parash një mësuesi, në këmbim të premtimit për të mos e larguar nga puna. Sipas hetimeve, rezulton që kjo shumë parash do të dorëzohej tek drejtoresha e zyrës arsimore, Liza Tabaku,  e cila është njëkohësisht e ëma e njërit prej të arrestuarve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shtetasen Tabaku, bazuar në një seri veprimesh hetimore të kryera gjatë javëve të fundit, ka dyshime të provuara në fakte se ka konsumuar elementët e veprës penale të “korrupsionit pasiv….”. ndërsa për dy shtetasit e tjerë, të arrestuar në flagrancë, janë krijuar dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se kanë konsumuar elementët e veprës penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm….”.

Nga hetimi është provuar se, në disa raste të tjera, shtetasja Liza Tabaku, duke përdorur djalin e saj, ka marrë para në këmbim të emërimit të shtetasve të ndryshëm mësues në shkolla të zonës.

Hetimi ka filluar pas materialit të referuar nga Sektori Kundër Krimit Financiar, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, e cila ka ardhur në dijeni të faktit se shtetësia Liza Tabaku, me detyrë Drejtoreshë e Zyrës Arsimore në Lushnje kryen veprime korruptive gjatë ushtrimti të detyrës, duke ofruar transferimin apo emërimin e personave të ndryshëm, kundrejt përfitimeve të paligjshme.

Sipas të dhënave të siguruara nga policia gjyqësore, dysohet se në veprimtarinë korruptive shtetësja Liza Tabaku ndihmohet nga shtetas të tjerë, të cilët luajnë rolin e ndërmjetësit për persona të ndryshëm për t’i punësuar si mësues, kundrejt shumave të ndryshme të lekëve, të cilat ndahen më pas me drejtoreshën së Zyrës Arsimore. Gjithashtu një rol ndihmës në ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme, dyshohet se kryen edhe djali i shtetases Liza Tabaku, shtetasi Xhanluka Bakiasi.

Nga veprimet e deritanishme hetimore, rezulton se shtetasja Liza Tabaku gjatë ushtrimit të detyrës së saj si drejtoreshë e Zyrës Arsimore Lushnje, në këmbim të emërimeve dhe transferimeve të mësuesve në komuna të ndryshme dhe në qytetin e Lushnjes merr shuma të konsiderueshme parash.  Nga hetimi kanë rezultuar të dhëna të mjaftueshme për të dyshuar se shtetësia Liza Tabaku është implikuar në veprimtari kriminale të fushës së “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal.

Nder te tjera, rezulton se shtetësia Liza Tabaku dhe djali i saj Xhanluka Tabaku, kanë kërkuar shumën 3000 euro prej disa personave, për t'i emëruar në shkollë te ndryshme ne komunat e Lushnjes .  Gjithashtu, në bashkëpunim edhe me shtatasin Rigert Zeneli, këta shtetas dyshohet se kanë marrë shuma parash nga mësues të ndryshëm, për të mos i larguar nga puna.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?