“Korrupsioni ju ka vrarë institucionet, shpresën dhe lirinë”

 

 

Qeveria aktuale erdhi në pushtet me premtimin se do të realizonte reformën në Drejtësi dhe luftën kundër Korrupsionit. Diskutimet dhe analizat nuk kanë munguar dhe më i fundit ishte takimi i djeshëm që LDE (Partia për Liri, Demokraci dhe Etike), organizoi në kuadër të diskutimeve për rregullimin dhe zbatimin në rrugën e duhur të këtyre reformave. Konferenca e Gjyqësorit ishte një pikë e rëndësishme e trajtimit të këtyre reformave.

Me ftesë të posaçme nga Kryetari i LDE z. Arian Galdini në këtë takim ishte i pranishëm dhe Konstitucionalisti Amerikan Roger Sherrard. Galdini e siguroi z. Sherrard se LDE e mbështet pa asnjë mëdyshje dhe plot përkushtim Reformën në Drejtësi dhe parimet e saj të paraqitura deri më sot nga Ambasadori Amerikan Donald Lu.

"Ne jemi partia e qytetarëve të thjeshtë e të rregullt. Ne jemi partia e besëlidhjes së të mirëve dhe të merituarve. Ndaj ne jemi për reformën në drejtësi dhe në armiqësi të plotë me Koruptopatët që na kanë qeverisur dhe na qeverisin, si edhe me të gjithë koruptopatët e tjerë në çdo qelizë të Institucioneve, Drejtësisë dhe Administratës së Shtetit Shqiptar", shprehet Kryetari i LDE-së

Në fund të takimit Z. Sherrard ka shprehur se shpreson shumë te realizimi dhe te vënia në zbatim të reformës në Drejtësi. Ai është vënë në dukje se në Shqipëri, korrupsioni ka vrarë institucionet, shpresën dhe lirinë. "Nuk mund të kemi njerëz me Integritet pa Institucione me Integritet. Sikurse nuk mund të kemi Institucione me Integritet, pa njerëz me Integritet. Luftoni korrupsionin pa asnjë kompromis, kjo është ajo që duhet të bëni. Korrupsioni ju ka vrarë institucionet, shpresën dhe lirinë", është shprehur në fund të këtij takimi z.Sherrard

SHKARKO APP