Korrupsioni në bashkinë e Bulqizës, “i arrestuari” troket në gjykatë: Jam i lirë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën arrest me burg për sekretarin e përgjithshëm të Bashkisë së Bulqizës, Leonard Daçi, njëkohësisht dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Daçi së bashku me 12 persona të tjerë, mes tyre kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, akuzohen për abuzim me tenderin e Ujësjellësit.

Kujtojmë se ishte vetë Daçi që u paraqit të shtunën në gjykatë, teksa po zhvillohej procesi gjyqësor për masat e sigurisë për të arrestuarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonëse autoritetet kishin njoftuar ekzekutimin e urdhërarrestit për Daçin, ai në fakt ishte i lirë dhe u vetëdorëzua pranë autoriteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë 10 prej të akuzuarve, mes të cilëve dhe kryebashkiaku Alla dhe nënkryetarja, Enkeleida Lleshi u lanë në burg, ndërsa për dy përfaqësues të subjekteve private gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”.

Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe duke shkelur ligjin kanë favorizuar dy firma të ndryshme private në fitimin e një tenderi ujësjellësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?