Kosova dhe Shqipëria, marrëveshje në shërbimin postar
Për drejtorin e Postës Shqiptare kjo është një marrëveshje e rëndësishme e cila e thellon akoma dhe më tepër bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, aq më tepër kur vjen në një ditë historike që përkon me vizitën e kryeministrit shqiptar në Serbi.
Ky bashkëpunim forcon lidhjet ndërmjet postave të rajonit, për të ofruar për qytetarët e dy vendeve shërbime cilësore sipas standarteve botërore. Dy homologët shprehën gatishmërinë që në të ardhmen të ketë edhe projekte të tjera përbashkëta, qoftë në fushën e teknologjisë së informacionit, fushën e marketingut, ashtu edhe në fusha të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

