Kosova hapi dyert për shqiptarët, nëna nga Durrësi lind djalë në Prizren (Video)

Një nënë nga qyteti i Durrësit, e cila u detyrua të largohej drejt Prizrenit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ka sjellë në jetë djalin e saj në spitalin e këtij qyteti. Ajo tregon për mediat vendase situatën trishtuese që ka përjetuar nga lëkundjet e forta të tërmetit, e deri tek momenti i bekimit me lindjen e djalit, pa harruar dhe shërbimin e bluzave të bardha.

“ Nga tërmeti nga gjendja e keqe, jetuam në çadra dhe pastaj ra ky i dyti shumë i rëndë dhe u tronditëm familjarisht. Këtu jemi trajtuar shumë mirë, më mirë s’ka. Njerëz shumë të dashur, shumë të mirë, shumë të sjellshëm. Për çdo gjë pronto. Ma mirë nuk ka. Edhe në Shqipëria nuk do kisha kaq shumë… faleminderit për gjithçka”,- tha nëna Manushaqe Hoda.

SHKARKO APP