Kosova, interes për projektligjin për ndërmarrjen sociale në Shqipëri
Deputetja e komisionit për Punët, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Klodiana Spahiu, njëherësh edhe sekretare e komisionit, priti një delegacion deputetësh nga komisioni parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Delegacioni i deputetëve të Republikës së Kosovës tregoi interes për praktikën shqiptare të projektligjit për ndërmarrjen sociale, që përbënte arsyen e vizitës dhe tematikën qendrore të diskutimit.
Në delegacionin e Kosovës bënin pjesë deputetët Besa Baftiu, Haxhi Avdyli, Flora Brovina dhe Fatmire Mulhagja-Kollqaku.
KOHA JONË SONDAZH

