‘’Kosova ka porositur 7000 tamponë’’, kreu i LVV në Tiranë: A ka informacion publik nga institucionet e Shqipërisë për tamponët aktualë dhe të porositur?
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, ka paralelizuar situatën e Kosovës me të Shqipërisë sa i përket tamponëve apo testuesve të koronavirusit.
Abazi shprehet se Arben Vitia, ministri i Shëndetësisë së Kosoës shpjegoi publikisht se Kosova ka qende 1 mijë tamponë ndërkohë që ka porositur edhe 7 mijë të tjerë.
Në Shqipëri nuk dihet ende sa tamponë janë të disponueshëm dhe sa janë porositur dhe Boiken Abazi shtron pyetjen a kanë informacion publike institucionet shqiptare?
STATUSI I BOIKEN ABAZIT
Në Kosovë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shpjegoi dje publikisht se Kosova kishte ende 1000 tamponë për testin për koronavirusin. Pak janë. Buxheti për këtë vit u miratua në fundjavë, dhe Ministri shpjegoi dje publikisht se ishin porositur edhe 7000 tamponë të tjerë që vinë deri të hënën.
A ka informacion publik nga institucionet e Shqipërisë për gjendjen aktuale të tamponëve për testin për koronavirusin? A ka informacion publik nga këto institucione se sa janë porositur?