Kosova në Këshillin e Europës? Vulin: Serbia duhet të shpallë neutralitetin politik

Nëse Kosova arrin të bëhet anëtare e Këshillit të Europës, Serbia duhet të shpallë neutralitet politik, ashtu siç shpalli neutralitetin ushtarak.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se votimi i anëtarëve të Bashkimit Evropian (BE) për kërkesën e Kosovës do të tregojë se çfarë mendojnë ata në realitet për Serbinë.

“Ne nuk na duhet të presim edhe njëzetë vjet të tjera për të kuptuar nëse Bashkimi Evropian e do Serbinë në kuadër të saj, do të mjaftojë të votojnë ose të mos votojnë kundër pranimit të territorit [Kosovës] në një organizatë që është e përbërë nga shtete europiane”.

SHKARKO APP