Kosova në mes të Serbisë/ Përplasja sy më sy e 2 kryeministrave, Rama i prerë: Njiheni është realitet. Vuçiç: Provokim. E jona

Rama: Njihni Kosoven, Vuçiç:Provokim në mes të Serbisë, Kosova e jona

Vuçiç : Nuk kam pritur një provokim nga zoti Rama, dhe nuk e di çfarë lidhje ka me Kosovën. Nuk do lejoj askënd që të ulë Serbinë në mes të Serbisë. Më vjen keq që zoti Rama shfrytëzoi momentin për tema të cilat  ramë dakord të mos flasim. Askush nuk duhet të ulë Serbinë.  Më vjen keq që u fol për Kosovën. Më vjen keq që u fol për Kosovën edhe pse nuk ka qenë dëshira ime të flasim për këtë temë.

Rama: Unë besoj se realiteti mbetet një e i pandryshueshëm pavarësisht perceptimeve të ndryshme dhe mosdakordësisë së plotë që kemi me këtë realitet,  por nga ana tjetër s’mund të na pengojë tia themi njëri tjetrit në sy atë që mendojmë dhe nuk mund të na pengojë që me njëri tjetrin të bashkëpunojmë sepse rruga e sejcilit prej nesh Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Bosnjes është një korsi në rrugën e përbashkët të BE-së.  Sa më seriozë të jemi në këtë bashkëpumim aq më seriozisht do na marrë Europa dhe kjo është një sfidë e përbashkët mes nesh.…..

Vuçiç(sërish): Qëndrimi jonë është i pandryshueshëm. Kosova është Serbi. Por është bukur të flasim hapur dhe ti themi njëri tjetrit sy më sy se çfarë mendojmë.….

Vuçiç(sërish):Nuk e kam problem për atë që dua të them.  Unë vij me mesazhin që Kosova ngelet Serbi.

Vuçiç: (pyetet për thirrjet raciste “Vdekje shqiptarëve “) :  Unë i dëgjoj çdo ditë në Prishtinë,Tiranë dhe ne me këtë rast treguam se jemi krahëhapur ndaj çdo gjëje.Po ju tregoj pjesën e mikpritjes serbe, dhe vijnë  këtu e flasin dhe për Kosovën. Do të vij rasti kur të vij edhe unë në Tiranë e të flasim për gjëra të tjera.

Rama: Aleksandër ju siguroj se në Tiranë nuk do të ndihemi të provokuar nëse ju do të kini të njëjtin qëndrim lidhur me Kosovën, por do të ndiheni të keqardhur sepse është një realitet i njohur nga më shumë se gjysma e Kombeve të Bashkuara, dhe sa më shpejt  ta njohim aq më shpejt mund të lëvizim përpara në të gjitha drejtimet dhe kuptimet.Mikpritja jo vetëm do jetë reciproke por ju siguroj  se do ndiheni shumë mirë në Tiranë dhe asnjë fjalë e thënë prej jush nuk do të konsiderohet provokim pavarësisht se mund të jetë tërësisht e ndryshme nga një temë në tjetrën.

Perplasja per dronin/ Vuçiç:Droni ishte i mirëorganizuar, Rama: Politika nuk  diktohet nga nje fushë futbolli

Vuçiç:  Ne do e dënojmë këtë akt.  Kemi të dhëna që disa ditë më parë ka pasur organizim për ngritjen e këtij droni.

Rama:  Besoj se politika e shteteve nuk lind as zhvillohet dhe as diktohet me një fushë futbolli. Besoj se ajo çfarë ndodhi në stadiumin e Beogradit është një tregues i brishtësisë së jashtëzakonshme të një marrëdhënieje të re që ne kemi syniminin ta vendosim dhe për të cilën dua ta përsëris qeveria e Shqipërisë dhe unë si kryeministër kemi të gjithë vullnetin e plotë për ta jetësuar përmes një përpjekjeje të përbashkët në mënyrë që shqiptarët dhe serbët të marrin përfitimin maksimal nga potenciali fantastik i një paqeje.

Nuk jemi armiq me njëri tjetrin por kemi armiq të përbashkët papunësia varfëria, deficiti.Prandaj të bashkojmë forcat e të flasim në një gjuhë europës e cila sa ka nevojë për Ballkanin, aq Ballkani ka nevojë për Europën.

……

Vuçiç: Unë di shumë mirë çfarë ndodhi në stadiumin e Partizanit,por e di që këto gjëra do kalojnë shumë shpejt dhe ne jemi gati të bashkëpunojmë.

Vuçiç: Shqiptarët në Preshevë të flasin si të duan,janë në tokën tonë 

Vuçiçit iu kërkua të komentojë reagimet e zyrtarëve vendorë të Luginës së Preshevës të cilët deklaruan se do të prisnin Ramën si kryeministrin e tyre

Vuçiç: Nuk komentoj frazat.  Nuk prish punë për asnjërën palë.   Ne duhet të respektojmë për ndërtimin e shkollave. Gabimet tona për ndërtimin e qëndrave shëndetësore. Në fund të fundit jetojnë në territorin e Serbisë, dhe është e drejtë e tyre të flasin si të dojnë dhe kjo nuk cënon takimin tonë mes dy shteteve.

 

Pjese nga deklaratat e perbashketa  

Rama: Kosova realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm.  Njohja e Kosovës është në së pari një cështje sigurie europiane. Pavarësia e Kosovës e bëri Ballkanin më të qëndrueshëm

Sa për Kosovën kemi dy qëndrime të ndryshme, por realiteti është një dhe i pandryshueshëm. Kosova e pavarur e njohur nga 108 vende të botës dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian. Ajo duhet të respektohet dhe të bëhet pjesë e Integrimit Europian dhe euroatlantik dhe siç e kam theksuar në Samitin e fundit të NATO-s dua ta përsëris hapur edhe këtu.

Njohja e Kosovës nga vendet europiane që ende nuk e njohin atë, është në radhë të parë një çështje sigurie europiane. Le të jemi të vërtetë deri në fund, pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qendrueshëm, i ka dhënë më shumë qartësi perspektivës europiane të rajonit, dhe e ka kthyer në strategjik bashkëpunimin mes shqiptarëve në tërësi dhe serbëve në veçanti.

Çdo perceptim i ri Serbisë ndaj këtij realiteti është më shumë sesa i mirëpritur. Ne çmojmë, promovojmë dialogun Kosovë-Serbi. Mishërimi kuptimplotë i një paqeje dhe vetëdije europiane në rajonin tonë, ky dialog është një sukses europian nxitur nga instrumentat ligjor dhe organizatat ndërkombëtare. Por ky dialog në radhë të parë është vlerë e krijuar nga lidershipi id y shteteve dhe finalizimi me sukses i tij do të jetë pa dyshim, një prej atyre veprave me rëndësi historike në të mirën e popujve që vetëm politika ka fuqinë t’i krijojë.

Rama: “Fëmijët tanë nuk duhet të vuajnë për shkak të së shkuarës mes nesh. E shoh mundësi reale për ta ngritur marrëdhëniet me ju më tej.

Rama: Historia të mos ndikojë  në  marrëdheniet mes nesh

Rama: Duam që qytetarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë vëmendjen e Beogradit zyrtar.

Gjenerata e sotme qe qeveris Serbinë besoj se do t’i shohë dhe do t’i respektojë shqiptarët e Luginës së Preshevës si një urë të rëndësisë strategjike në rilidhjen e fateve tona europiane. Gëzimi i të gjithë të drejtave të parashikuara në konventat europiane dhe ndërkombëtare sheh jovetëm dëshira, por detyrimi ynë kushtetues që ta kërkojmë nga qeveria dhe institucionet e Serbisë. Duam që shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë të gjithë vëmendjen e Beogradit zyrtar për përfaqësimin e tyre të merituar në strukturat vendore dhe qendrore dhe për zhvillimin ekonomik dhe social të vendbanimeve të tyre.

Besoj se autoritetet serbe e dinë që shqiptarët e Luginës së Preshevës përfshihen dhe inkurajojnë proceset integruese të Serbisë në BE, jo vetëm si një mundësi europianizimi të Serbisë, pro edhe si një rrugë e sigurtë për të qenë shoqërisht të barabartë, por edhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes qendrore, vecanërisht kur bëhet fjalë për fatet e tyre.

Rama: Faleminderit. Uroj tju kemi mik vitin tjetër në Tiranë dhe do ju presim si mik.

Vuçiç: Problemet tona mund të zgjidhen me komunikim

Unë jam i i bindur se problemet tona mund të zgjidhen vetëm me komunikim. Kemi biseduar që të nënshkruajmë edhe marrëveshje të tjera, gjithashtu do punohet edhe në marrëveshje ku Shqipëria dhe Serbia do të hyjnë vetëm me karta identiteti. Këto janë vetëm disa nga komunkimet që kemi bërë. Besoj se është më interes të madh edhe investimet që do bëhen nga të dyja palët.

Vuçiç: Linjë hekurudhore Beograd-Podgoricë-Tiranë

Me rëndësi është edhe integrimi ynë në BE. Duam që komunitetet tona në të dy  shtetet të jenë në nivelet më të larta. Sic e dini edhe në Berlin, me Ramën kemi diskutuar që nga BE të marrim një leje që të bëjmë ata që ka të bëjë me hekurudhën Beograd-Podgoricë-Tiranë. Do të mundohemi të marrim edhe mbështetjen e BE.

Vuçiç: Kapitull të ri mes Serbisë dhe Shqipërisë

Sot edhe në Serbi, edhe në Shqipëri, shumë më lehtë ngrihen tensione shoviniste, kjo sjell edhe pikë politike. Unë mendoj se nuk jam këtu i përzgjedhur që të sjell vendime të lehta dhe vendime demokratike, por të interesohem dhe të mendoj për zhvillimin e Serbisë dhe gjithcka tjetër përsa i përket pjesës ekonomike dhe jetës sonë drejt BE.

Kjo i takon pjesës së stabilitetit të rajonit, ku ne do mundohemi të kthejmë një kapitull të ri jo nga e shkuara, por nga e ardhmja përsa i përket marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë, në një rrugë përmes BE.

 

SHKARKO APP