Kosova në Shkozë: Do të punoj për të gjithë qytetarët e Tiranës, pa dallime

 

Kandidati i koalicionit të djathtë, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova është takuar pasditen e sotme me banorët e Shkozës.

Kandidati Kosova ka bërë publike disa prej pikave më të rëndësishme të programit të tij për këtë zonë si dhe projektet më kryesore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidati i djathtë numëroi disa prej rrugëve ku do të ndërhyhet. Ai tha se do punojë për të gjithë qytetarët e Bashkisë së Tiranës, pa bërë asnjë dallim, bazuar edhe në eksperiencat e tij të mëparshme në detyra të rëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk jam politikan tipik, por mendoj se qyteti më shumë se kurrë për këtë ka nevojë. Do të punoj për të gjithë siç kam punuar gjithë jetën time, pa bërë asnjë dallim, i pasur, i varfër, socialist, demokrat”, tha Kosova. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?