Kosova në UEFA, por si do të copëtohej ekipi kombëtar i Shqipërisë?

 

 

Ka  mundësi që kombëtarja e futbollit të copëtohet. UEFA duket se po përgatit anëtarësimin e Kosovës dhe dhënien e të drejtës për t’u përfaqësuar në garat europiane në rang klubesh dhe kombëtareje. Pranimi në UEFA do të bënte më të lehtë edhe anëtarësimin në FIFA. edhe pse më parë Kosova duhet të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë që ky lajm, edhe pse pozitiv, mund të sjellë edhe një “përplasje” mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pasi nëse Kosova do të pranohet me të drejta të plota në mars të vitit të ardhshëm në UEFA dhe FIFA, mund të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin 2018, i cili mbahet në Rusi. Por ajo që pritet të vuajë më shumë këtë risi është Kombëtarja e Shqipërisë, e cila vitet e fundit të gjithë lojën e saj e ka bazuar te futbollistët nga Kosova. Po çfarë do të ndodhë nëse lojtarët me origjinë nga Kosova do të largoheshin nga kombëtarja e Shqipërisë, duke mos harruar faktin që Shqipëria vitet e fundit e ka rritur nivelin e saj pikërisht falë futbollistëve kosovarë. Aq sa kemi shpresa dhe mundësi të kualifikohemi për herë të parë në një evropian. Kosovarët që luajnë për Shqipërinë .Janë plot 17 lojtarë nga Kosova që luajnë për ekipin kuqezi. Etrit Berisha, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Herolind Shala, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Debatik Curri, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Migjen Basha, Vullnet Basha, Taulant Xhaka, Ermir Lenjani, Valdet Rama, Alban Meha, Amir Rrahmani e Shkëlzen Gashi, janë lojtarët që e përfaqësojnë Shqipërinë në vitet e fundit. Por, shtrohet pyetja: me pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA, a do ta lënë ata Shqipërinë për Kosovën? Pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, ata mund të zgjedhin se ku duan të luajnë. Jo vetëm ata, por edhe lojtarët kosovarë që përfaqësojnë vendet tjera. Ndërkohë që është interesant fakti që në dy ndeshjet e fundit, me Danimarkën dhe Portugalinë si titullarë (pa llogaritur zëvendësimet) të kombëtares tonë luajtën luajnë vetëm tre futbollistë nga Shqipëria. Dhe ky fakt e tregon qartë se si do të ishte kombëtarja shqiptarë pa futbollistët e saj me origjinë nga Kosova.

 Ndërkohë që ky debat nuk është i ri. Që kur Kosova kërkoi anëtarësimin në UEFA dhe në FIFA ka pasur deklarata të ndryshme për ekipin kombëtar. Vlen të theksojmë se ekipet kombëtare të Shqipërisë në radhët e tyre kanë afro 50 lojtarë kosovarë. Kurse, veç përfaqësuesja A numëron mbi 20 futbollistë nga Kosova. Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, lidhur me këtë çështje deklaroi para disa kohësh se të gjithë shqiptarët duhet ta kenë një Kombëtare. Sipas liderit të ekipit kombëtar, të gjithë shqiptarët duhet ta kenë një komb, një kombëtare. “Skuadra përfaqësuese e shqiptarëve duhet të jetë vetëm një. Të dyja vendet duhet të bashkojnë forcat për një skuadër sa më solide dhe konkurruese”, ka thënë Cana.

Kosovarët që luajnë në ekipin kombëtar Lorik Cana, Armend Dallku ,Debatik Curri ,Samir Ujkani, Ahmed Januzi, Mërgim Mavraj ,Etrit Berisha, Besart Berisha ,Burim Kukeli, Alban Meha ,Amir Abrashi ,Migjen Basha ,Vullnet Basha, Azdren Llullaku ,Ilir Berisha, Loret Sadiku ,Shkëlzen Gashi, Ermir Lenjani, Valdet Rama, Agon Mehmeti, Taulant Xhaka.

Kombëtarja e Kosovës do të ishte superfuqi në Evropë. Nëse Kosova do të lejohet të luajë me kombëtare të saj, atëherë sipas rregullave, çdo lojtar me origjinë nga Kosova, edhe pse mund të luajnë me kombëtare të vendeve të tjera, ata do të lejohen të luajnë me kombëtaren e Kosovës, nëse do ta dëshirojnë diçka të tillë. Dhe në këtë mënyrë, sipas ekspertëve Kosova do të mund të ishte edhe superfuqi në futbollin evropian dhe të kishte ndikim në zhvillimet e garave më të famshme në këtë sport. Janë në veçanti shumë futbollistë me origjinë nga Kosova që luajnë me shtete të tjera, siç është rasti i Xherdan Shaqirit që luan me Zvicrën, apo edhe i Adnan Januzajt që ka zgjedhur Belgjikën. Por gjithçka duhet pritur nëse Kosova do të pranohet në UEFA dhe FIFA dhe gjithashtu se çfarë do të vendosin futbollistë si: Shaqiri, Januzaj, Behrami, Cana, Berisha e shumë të tjerë.

Formacioni imagjinar i kombëtares së Kosovës, Portier: Etrit Berisha, Samir Ujkani Mbrojtës: Lorik Cana, Taulant Xhaka Shkodran Mustafi, Mërgim Mavraj, Ilir Berisha Mesfushorë: Përparim Hetemaj, Migjen Basha, Amir Abrashi), Shkëlzen Gashi, Alban Meha, Valdet Rama, Granit Xhaka, Valon Behrami, Adnan Januzaj ,sulmues: Xherdan Shaqiri, Besart Berisha, Ahmed Januzi, Fatos Beqiraj .

Po sikur të na bjerë shorti në një grup me Kosovën? Kush do të fitonte?

SHKARKO APP