Kosova: Shqipëria po na i merr lojtarët e mirë

 

“Nuk është mirë që kur njëri vëlla ndërton shtëpinë (Shqipëria) t’i marrë gurë prej themelit vëllait tjetër (Kosovës), i cili po mendon të ndërtojë shtëpinë e tij".

Kështu u shpreh sot trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, në konferencën për shtyp para miqësores me Shqipërinë, duke akuzuar se kombëtarja shqiptare po i merr asaj kosovare, lojtarët më të mirë. 

"Ne kemi lojtarë mjaftueshëm që të ndërtojmë dy kombëtare. Ne kemi përkrahur deri më tani Shqipërinë, por ka ardhur koha që ne të ndërtojmë skuadrën tonë”, tha gjithashtu ai.

 

 

 

SHKARKO APP