Kosovarët jo vetëm për pushime në Shëngjin
Shqiptarët nga Kosova nuk vijnë vetëm për pushime në vendin tonë. Një pjesë e mirë e tyre kanë zgjedhur ta shfrytëzojnë verën si një periudhë për të bërë biznes. Në Shëngjin numërohen 250 biznese sezonale në fushën e shërbimeve që administrohen nga shtetas kosovar. Ata thonë se kanë një kulturë të përbashkët me zonën dhe pushuesit, ndaj edhe mundësojnë produkte që serviren në vendin e tyre.
”Mikëpritja ka qenë në nivel të duhur nga vendi dhe mbi të gjitha na kanë respektuar. Na lindi ideja se ne kemi vuajtur shumë për këtë Shqipëri të madhe. Kemi pas dhe kemi qejf sa më shpejt të bashkohemi. Derisa të kem jetë nuk lëviz nga këtu”.
Shqetësim për sipërmarrësit kosovarë dhe vendas në Shëngjin mbetet sezoni turistik mjaft i shkurtër. “Të zgjasim biznesin pak më shumë. Ta hapim biznesin përshëmbull me 1 maj deri në tetor dhe jo në qeshor. Duhet shteti pak të investojë, të jetë pastërtia më e madhe”. Sipërmarrësit kërkojnë që të ketë edhe paketa turistike si në vendet e zhvilluara në mënyrë që pushuesit e huaj të gjejnë një shërbim të kompletuar. /RTV Ora/