Kosovari dënohet me burg për vjedhjen e Lamborghinit, dokumentet rezultojnë të rregullta

Një shtetas nga Kosova ndodhet në burg në Kukës, pasi akuzohet se ka vjedhur një Lamborghini.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se ai ka dokumente të rregullta, që vërtetojnë pronësinë e makinës.

Labinot Ramadani u arrestua më datë 27 korrik në Morinë, Policia Kufitare tha se mjeti rezulton se është vjedhur në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

I riu nga Kosova ndodhet në qeli nën akuzën e “trafikimit të mjeteve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, më datë 4 gusht ka ardhur një përgjigje nga Interpol Roma dhe Bazeli.

Përgjigja është se makina nuk rezulton të jetë vjedhur në Itali.

Po më datë 4 gusht, dokumenti i është përcjellë Prokurorisë së Kukësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?