Kosovari në Fushë-Krujë u torturua, u përdor i njëjti skenar si me ish-shefin e SHISH

Dy ditë pas vrasjes së 57-vjeçarit nga Mitrovica, Xhafer Osmani në fshatin Borizan të Fushë-Krujës, zbulohen të tjera detaje. Gazetarja Klodjana Haxhiaj referuar burimeve të policisë së Durrësit konfirmon për “BalkanWeb” se për vrasjen e tij është përdorur i njëti skenar si me eliminimin e ish-shefit të Kundërzbulimit të SHISH-it, Isa Çopa në 2015.

Por, ndonëse vrasja ish-shefit të SHISH nuk është zbardhur ende, blutë e Durrësit thonë se në vendin e krimit makabër në Fushë-Krujë kanë gjetur prova të shumta, për të arritur në gjurmët e autorëve.

Policia e Durrësit thotë se edhe shtetasi kosovar që kishte hyrë me mjetin e tij tip “VolksWagen Touran” me targa 02960SN në Shqipëri pesë ditë para se të gjendej i vdekur, fillimisht është torturuar e më pas djegur. Ka dyshime të forta se ai mund të jetë marrë peng për t’i nxjerrë ndonjë informacion, e më pas është eleminuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

DYSHIMET PËR LIDHJE DASHURIE
Të njëjtat burime konfirmojnë për “BalkanWeb” se ky shtetas ka fjetur në disa hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, por ende nuk është arritur të zbulohet nëse ka pasur një raport të qëndrueshëm, lidhje dashure për një kohë të gjatë me një femër në Shqipëri. Burime pranë polcisë së Durrësit thonë se kanë hetuar në këtë drejtim dhe se do ishte e vlefshme për hetimet dëshmia e një personi që mund të ketë pasur raporte intime me viktimën, por deri më tani nuk kanë ende një emër.

Swiss Digital Mobile Reklama

VËLLAI VJEN ME URGJENCË NGA KOSOVA
Për të tërhequr trupin e kosovarit të masakruar dhe pastaj djegur në Fushë-Krujë ka ardhur në Shqipëri vëllai i tij. Ai ka deklaruar se Xhafer Osmani 57-vjeç ishte beqar dhe ka kërkuar me ngulm kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Pas insistimit të këtij të fundit, siç konfirmoi për “BalkanWeb” edhe gazetarja Klodjana Haxhiaj, pritet që ekspertiza të dalë sot.
makina fushe kruje
NJË KURAN NË VENDIN E KRIMIT?
Ndërsa në media qarkullojnë informacione se në vendin e krimit është gjetur edhe një Kuran, mbi të cilin thonë se mund të jetë betuar kosovari para se të vrisnin, policia e Durrësit nuk e konfirmon një informacion të tillë. Burime pranë policisë thonë se provat e gjetura në vendngjarje janë të shumta dhe mund të çojnë në gjurmët e autorëve, pa saktësuar se çfarë janë ato konkretisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?