Kosovë/Kërcënohet kryeministri, policia rrethon shtëpinë

Mediat kosovare njoftojnë se shtëpia e kryeministrit Albin Kurti është rrethuar nga forca të shumta policiore. Burimet tregojnë se kryeministri është kërcënuar.

Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu për Telegrafin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi tutje se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?