Kosovë-Shqipëri, Aleanca Kuqezi proteston për miqësoren

 

Aleanca Kuq e Zi del kundër ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, që do të luhet sot  në Prishtinë.

Anëtarë të Aleancës Kuq e Zi zhvilluan paradite një protestë para Federatës Shqiptare të Futbollit kundër ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri.

Sipas tyre, “Kosovë-Shqipëri është një ndeshje armiqësore, që thellon ndarjen e kombit”.

Aleanca Kuq e Zi shprehet se, asnjë komb nuk mban 2 himne, 2 flamuj dhe 2 kombëtare dhe kështu duhet të veprojnë edhe Kosova e Shqipëria.

Ndeshjen e sotme miqësore, që starton në ora 14:00, Aleanca Kuq e Zi e quajti ndeshje “Kosovë-Kosovë”.

SHKARKO APP