Kostaq Papa dorëhiqet nga grupi demokrat: Po i lë në pseudodemokracinë e tyre

Nuk ka kaluar shumë nga momenti kur Kostaq Papa mori statusin e deputetit të opozitës së re parlamentare.

Ndërsa në fjalën e tij ditën e sotme në parlament ai ka deklaruar se do të dorëhiqet nga grupimi demokrat.

Ai është larguar nga grupimi demokrat pasi ka kërkuar sot dorëheqjen e nënkryetares së Kuvendit Vasilika Hysi, të cilën e akuzoi për censurim të fjalës së tij, të paktën në 3 raste.

Kostaq Papa akuzoi grupimin democrat për pseudodemokraci që sipas tij prezantohet për të fshehur realitetin.

E lëshoj grupin parlamentar dhe jap dorëheqje prej tij duke i lënë paudhësitë politike, duke i falënderuar për bashkëpunimin po i lë në pseudodemokracinë e tyre që paraqesin të fshehur realitetin. Nuk kam ndërmend të merrem me asnjërin realisht as me prezantime fiasko papagalli por me fenomene politike dhe fshehjen që duan t’i bëjnë demokracisë dhe fasadës që duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit për përfitime personale, më falni për fjalën për bythëlëpirje.
Kostaq Papa është një prej deputetëve të opozitës i cili ka hyrë në Parlament nga lista e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës dhe njëkohësisht është kreu i Partisë “Emigracioni Shqiptar”.

Kostaq Papa largohet nga grupi demokrat: Po i lë në pseudodemokracinë e tyre, by*lëpirje për...

SHKARKO APP