Kosto e një të burgosuri, 369-­1380 euro në muaj

 

Mbipopullimi i burgjeve dhe kushtet e tyre kanë bërë që buxheti për to të rritet nëvitin 2016 në 4.3 miliardë lekë nga 3.7 miliardë lekë që ishte në vitin 2014. Por sa janë kostot reale që paguan shteti shqiptar për një të burgosur?

Duke iu referuar një raporti të hartuar nga prezenca e OSBE dhe Drejtoria e Burgjeve, një i burgosur i kushton shtetit shqiptar nga 369 euro deri në 1380 euro në muaj sipas kategorive.

Një i paraburgosur ka kosto në shifra ditore në 14.63 euro, një i burgosur që vuan dënimin i kushton shtetit 12.3 euro në ditë dhe një i dënuar por i sëmurë i kushton shtetit 46.23 euro në ditë sipas raportit të hartuar.

Mbipopullimi i burgjëve bën që gjithnë e më shumë fonde publike të përdoren për administrimin e sitemit të burgjeve. Ndërkohë që mbipopullimi i burgjeve çon më shpejt edhe në degradimin e ndërtesave të tyre.Për të përmirësuar gjendjen e burgjeve, Shqipëria duhet të fokusohet drejt mundësisë së hapjes së burgjeve private për dënimet deri në 5 vjet si dhe implementimin e burgjeve me regjim të hapur ose burgjeve ditore. Kjo në mënyrë qe të ulë edhe mbipopullimin e burgjeve.

Në Shkodër, është ndërtuar një burg privat i financuar nga Bashkimi Europian në vlerën e 15 milionë eurove dhe pritet që të presë rreth 800 të burgosuar. Një mënyrë tjetër për të ulur mbipopullimin e burgjeve është edhe amnistia. Me rastin e festave të fundvitit një pjesë e të burgosurve do të përfitojnë ulje të dënimit. Pas miratimit në Kuvend, pritet që rreth 1000 personat të dënuar për vepra të lehta të përfitojnë falje në muajn e parë të vitit 2016.

SHKARKO APP