Kostoja e buxhetit për pensionistët në 2025, ministri Gonxhja: 770 milionë euro

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në Kuvend, tha se për vitin 2025, kosto e buxhetit të shtetit për pensionistët kap shifrën 770 milionë euro. Për të indeksimi 4.1% për pensionistët është i përcaktuar me ligj dhe për vitin 2024 ky indeksim kushton 100 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ai vuri në dukje, se akumuluar edhe për vitin tjetër ky tregues është edhe 100 milionë të tjera.

Ministri u ndaj në mbështetjen e vazhdueshme që qeveria adreson për pensionistët, ndër të cilat bonusi, reduktimi i çmimit të energjisë për kryefamiljarët vetmuar pensionistë etj. ”Duke llogaritur dhe bonusin për pensionistët llogaritet të kemi një ngarkesë financiar nga buxheti për vitet 2024-2025 në vlerën e 300 milionë eurove”, tha Gonxhja.

”Duke llogaritur edhe të gjitha mbështetjet që adresohen qeveria për pensionistët, plus dhe deficitin nga skema e kontributeve shoqërore, paketa financiare për pensionistët do t’i kushtoj buxhetit të shtetit 770 milionë euro për vitin 2025”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?