Kostot e fshehura të shpronësimeve – Vendimet gjyqësore të pronarëve, 5 mln USD çdo vit

Ndërsa shpronësimet për interes publik i kushtojnë çdo vit buxhetit të shtetit miliona e miliona dollarë, ato përmbledhin edhe kosto shtesë të fshehura, të cilat shfaqen disa muaj apo vite pasi kryhet procesi.  Bëhet fjalë për vendimet gjyqësore të shpronësimeve, të cilat i kushtojnë buxhetit afërisht 5 milionë dollarë çdo vit.  Një kosto e tillë e përvitshme nuk mund të mos merret parasysh, shkak për të cilin, në draftbuxhetin e vitit 2019, Qeveria i pozicionon kostot e vendimeve gjyqësore si një nga risqet që mund të ndikojnë në shtyrjen në kohë të financimit të projekteve në infrastrukturë”.

Ndërsa analizon ndërhyrjet emergjente që mund të dalin gjatë vitit, Qeveria specifikon në dokument se ato në përgjithësi shkojnë rreth 500 milionë lekë çdo vit dhe se për vitin 2018 arrijnë në rreth 350 milionë lekë, afërisht 3.5 milionë dollarë.

Kostoja e “fshehur” e vendimeve gjyqësore i duhet mbivendosur shpenzimeve të kripura që buxheti i shtetit paguan çdo vit për shpenzimet, të cilat arrijnë në dhjetëra milionë dollarë. Sa për të sjellë një shembull të peshës së tyre në buxhet, vetëm për vitin 2015, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka disbursuar një fond prej 10 milionë dollarësh për të dëmshpërblyer pronarët e shpronësuar për ndërtime rrugësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?