Kotzias-Bushati takim 3 ditor në Korçë, ja çfarë pritet të diskutojnë dy ministrat

Korça do të jetë qyteti që do të presë në një takim 3 ditor ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

Mësohet se ministri grek pritet të mbërrijë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kapshticës në mesditë. Takimi ‘kokë më kokë’ mes dy diplomatëve vjen si vazhdimësi e mbledhjes që u mbajt në Kretë.

Pavarësisht faktit se takimi do të qëndrojë larg vëmendjes së mediave, është mësuar se kryefjala e bisedimeve do të jenë çështjet e hapura dy palëshe. Sakaq, ministrat shoqërohen nga i njëjti delegacion që ishte edhe pjesë e takimit në Kretë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?