Kova me tymuese dhe maska antigaz, qytetarët gati për protestë
Jo vetëm policia që është e gjitha në këmbë për të mos i lënë asgjë rastit, por edhe protestuesit që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës duket se kanë zënë mend nga protestat e kaluara dhe në shesh disa u panë me maska kundra gazit.
Një prej tyre tha se është pajisur me maskë kundragaz sepse tre herë është helmuar, raporton Ora News.
“Kam disa ditë rresht që dal për të protestuar për të drejtat e familjes time dhe vendit tim. Të rrëzojmë një qeveri të inkriminuar, të rrëzojmë Edi Ramën që ka vjedhur zgjedhjet.Kemi dalë për protestë paqësore, nëse policia provokon me gaz lotsjellës dhe gjëra të tjera mund të dalë dhe nga kontrolli”.

KOHA JONË SONDAZH

