Kozma Dushi: Gjergj Leka do të ketë pirë ndonjë gotë (kur shau këngëtaret)

Kozma Dushi ka kënduar në 35 festivale dhe nuk ka marrë asnjë çmim të parë.

Por kur flet për to, Kozma Dushi bëhet nostalgjik.

I pyetur nga Panorama në lidhje me akuzat e Gjergj Lekës ndaj këngëtarëve të brezit të tij, Pareshqivi Simaku dhe Lindita Theodhori, për të cilat tha se ishin privilegjuarat e ish-Sigurimit të Shtetit, Dushi reagon duke pretenduar se Leka është një muzikant i formuar dhe kompletuar, por ndoshta do të ketë pirë ndonjë gotë kur i ka bërë ato komente.

“Ndoshta Gjergji ka qenë i pirë, aludoj unë. Se njerëz jemi, sidomos ne artistët edhe e pimë ndonjë gotë më shumë, kudo në botë kështu janë artistët. Megjithatë, nëse ato fjalë i ka thënë esëll, për mendimin tim ka bërë gabim që është marrë me këngëtarët e brezit të asaj kohe…

…Asnjë fije floku nuk ke çfarë t’u kritikosh këngëtarëve të asaj kohe. Kanë qenë këngëtarë e këngëtare shumë të mira, profesionistë dhe jo pseudo-këngëtarë. Kishin vlera, pa pranoheshin nëpër festivale. Nuk kishte shans e dritë jeshile për antivlerat”.

Dushi thotë se Sigurimi nuk kishte fare lidhje me artistët, madje e quan këtë deklaratë një dokërr.

I pyetur nëse do këndonte një këngë për partinë e Enverin, ai thotë: “Do ta këndoja patjetër. Jo unë, por çdo artist do ta këndonte, as që bëhej fjalë”.

SHKARKO APP