KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Rovena Gashit

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Rovena Gashit. Ish-drejtuese e njësisë për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte kërkuar më herët rrëzimin e vendimit dhe rikthimin në detyrë.

Gashi u shkarkua nga detyra pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit KPK ngriti dyshime për pasurinë e saj. Bëhet fjalë për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit.

Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore me (20 korrik), ku refuzoi Komisionin me argumentin se vendimi për të dhe shumë të tjerë ishte i paracaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?