KPA, Natasha Mulaj: S’do hezitoj të denoncoj çdo ndërhyrje politike, apo financiare në veting

Kolegji i Posaçëm i Apelimit përuroi sot ambientet e reja. Në fjalën e saj kryetarja e këtij kolegji, zonja Natasha Mulaj u shpreh e bindur se vetingu do të shëndoshë sistemin e drejtësisë

Natasha Mulaj: “Drejtësia jonë ka ceduar shumë, duke rrëzuar besimin dhe respektin e opinionit publik, dhe kjo për shkak të individëve të korruptuar. Tani unë besoj se është koha dhe momentin që ata të japin llogari.

Asnjë tolerim, asnjë cedim, asnjë selektivitet, dhe asnjë përjashtim, sentenca: Të gjithë të barabartë para ligjit duhet të funksionojë si e tillë dhe opinioni qytetar duhet të bindet që ne po bëjmë këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata gjithashtu duhe të mësojnë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën për ta, por jo vetëm kaq, ata duhet dhe të japin llogari. Nuk ka drejtësi të cunguar duhet të jetë e thellë e plotë dhe të shihet si e tillë. Unë personalisht gjykoj se filtri i imët dhe funksional do të shërbejë si gur themeli për shëndoshjen e sistemit. Edhe  nëse nga vetingu dalin vetëm pak të pastër në bregun tjetër, kjo është sërish mjaft e shëndetshme. Të qënurit i pastër, i papërlyer dhe i painfluencueshëm nga politika dhe paraja është parakusht thelbësor për të hedhur bazat  e forta të shëndoshjes së drejtësisë së sëmurë shqiptare. Ne po e operojme drejtësinë e sëmurë shqiptare, por jemi të sigurtë se pas reanimacionit ajo do të jetë më e shëndetshme se kurrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mulaj tha se do denonconte pa doreza pa ekuivok çdo ndërhyrje financiare apo politike në veting

“Një nga gangrenat e shumta të realitetit shqiptar është padyshim selektiviteti. Unë jam e angazhuar dhe e përkushtuar tërësisht si në ditën e parë që mora detyrën, që të gjithë subjektet duhet të trajtohen me ndershmëri ekstreme. Kjo nënkupton thjesht dhe vetëm shqyrtimin në themel të të gjithë komponentëve që parashikon ligji i vetingut, pra pasurinë, figurën dhe kompetencën profesionale.
Unë personalisht nuk do të hezitoj për asnjë moment, të denoncoj pa doreza dhe pa ekuivok çdo ndërhyrje financiare apo politike në veting. Askush nuk mund të vërë në dyshim integritetin dhe vullnetin tonë. Ne jemi shërbëtorë të devotshëm të ligjit dhe të popullit.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?