KPA shkarkon gjyqtarin Besnik Hoxha, shpalli të pafajshëm Prendin dhe gardistin Llupo për 21 Janarin

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Hoxha.

Trupi gjykues në mënyrë unanime vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Hoxha. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Hoxha kryesoi më 8 shkurt 2013 trupën gjykuese që shpalli të pafajshëm ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e 21 Janarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

21 Janari për herë të parë po hetohet nga SPAK si krim i pazabrdhur shtetëror ashtu siç Strasburgu e vlerësoi, por Gjykata e Tiranës në 2013-ën e shpalli Ndrean dhe Prendin të pafajshëm, të cilët më pas u dënuan në Apel. Me vendim të KPA ai bëhet gjyqtari i 10 nga 11 që kanë pasur në dorë krimin shtetëror të 13 viteve më parë, që janë larguar përfundimisht nga sistemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?