KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit Artur Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj. Gjyqtari Malaj kaloi KPK, por kjo nuk ka mjaftuar për të nisur punën si gjyqtar, pasi KPA nga shqyrtimi dhe hetimi mbi veprimtarinë e tij ka konfirmuar se ai ka kontradikta të forta në deklarimet pasurore.

Ai fillimisht u konfirmua në detyrë nga KPK më 3 gusht 2018 nga trupa gjykuese e drejtuar nga Genta Tafa Bungo, realtore Suela Zhegu dhe Pamela Qirko anëtare, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit vendosi të ankimojë sërish vendimin e KPK, ndërsa sot kriteri i pasurisë duket se ka “djegur” përfundimisht gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj.

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Artur Malaj”- thuhej ne shkresen e ONM.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupa e Kolegjit përbëhej nga gjyqtarja Rezarta Schuetz (kryesuese) Sokol Çomo (relator) dhe nga anëtarët Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Luan Daci.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?