KPK dorëzon “dosjen” e Llallës në Prokurorinë e Durrësit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon se i ka çuar materialet për ish kryeprokurorin Adriatik Lalla në Prokurorinë e Durrësit.
“Më datë 15 mars kemi dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit dosjen e Adriatik Llallës” konfirmoi për Ora News
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në zbatim rigoroz të Kushtetutës dhe ligjit, i ka vënë në dispozicion këtij organi më datë 15 mars 2018 dosjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla”- thuhet në reagimin e KPK-së.
KPK ka ndërprerë vettingun për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla pas kërkesës së tij për dorëheqje.
KOHA JONË SONDAZH

