KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Binaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Sokol Binajn, gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Nga hetimet e KPK, rezultoi se Binaj rezultoi i pastër sa i përket tre kritereve të ligjit.

Në seancën dëgjimore u publikua raporti i ILDKPKI, i cili konstatoi se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka deklarim të rremë, nuk ka fshehje pasurie, si dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Edhe në raportin DSIK u konstatua se subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Në lidhje me aftësitë profesionale, KLGJ ka dorëzuar në raport me konstatimin se subjekti ka treguar cilësi të pranueshme në punë. Nuk konstatohen indicie apo element që tregojnë se ka mangësi profesionale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?