KPK konfirmon në detyrë ish-gjyqtaren e procesit të “grupit të Shullazit”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë sot gjyqtaren Saida Dollani.

Dollani është gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda dhe emri i saj është bërë i njohur në procesin kundër Emiliano Shullazit. Madje të pandehurit e kësaj çështjeje kërkuan përjashtimin e saj nga gjykimi, gjë që u arrit dy ditë më parë.

Trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma.

Swiss Digital Desktop Reklama

KPK-ja nuk gjeti asnjë problem në kriterin e pasurisë, atë të pastërtisë së figurës si dhe të aftësive profesionale të zonjës Dollani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo është një prej kandidatëve për t’u emëruar në Gjykatën Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, një institucion i ri i drejtësisë që pritet të ngrihet së shpejti.

Në muajin maj, gjyqtarja Dollani u mor në mbrojtje dhe në ruajtje nga Policia e Shtetit së bashku me anëtarë të familjes së saj, pasi dyshohej se ishte kërcënuar nga anëtarë të bandës së Emiliano Shullazit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?