KPK konfirmon në detyrë Pranvera Pustinën, shefe e kabinetit të prokurorit Olsian Çela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Pranvera Pustinën, shefe e kabinetit të Prokurori të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Pas verifikimeve rezultoi se Pustina doli në vetting pa asnjë problem.

Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Në vitin 2015, ajo u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo mban postin e shefes së kabinetit të prokurorit Olsian Çela.

SHKARKO APP