KPK shkarkoi gjyqtarin e Apelit, paralajmëron avokati: Ky vendim do ketë pasoja
Gjyqtari i Apelit të Durrësit Besim Treznjeva është shkarkuar sot nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
KPK u mjaftua vetëm me kriterin e pasurisë për ta shkarkuar gjyqtarin, pa hetuar mbi figurën morale dhe aftësitë profesionale.
Sipas trupës gjykuese Trezhnjeva nuk ka justifikuar pasurinë dhe kjo mjafton për ta shkarkuar nga detyra.
Sakaq, ka folur avokati i Trezhnjevës, Fatmir Braka i cili e cilësoi këtë proces të paregullt dhe që do ketë pasoja edhe për gjyqtarët e tjerë. Braka pohoi se do e apelojë këtë vendim të trupës gjykuese.
“Vendimi na u duk krejtësisht i padrejtë i parregullt, vetëm hetim administrativ të thelluar nuk kishte. Për gjyqtarët e tjerë do jetë me pasoja. Vetëm objektivitet këtu nuk ka. Hetimi i thelluar do ishte të na ishte bërë një ekspertim., Në këto kushte nuk më duket vendim objektiv”, tha avokati Braka.
Duhet thënë se kjo është hera e parë që KPK vendos vetëm duke u mjaftuar në kriterin e pasurisë, ndryshe nga rasti i gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo i cili iu nënshtrua të gjithë procesit, përfshirë pasurinë, figurën morale dhe aftësinë profesionale.

KOHA JONË SONDAZH

