KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit Shkodër, Selim Kryeziu

Shkarkohet gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu. Vendimi është dhënë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kryeziu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Librazhdit. Ndërkohë, në vitin 2006, ai është emëruar inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2012 u promovua si gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

Sipas një raporti të Birn, gjyqtari Selim Kryeziu rezultoi me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtimin e pasurisë në vitin 2005 dhe 2015; përkatësisht në vlerat e 204 mijë dhe 1.4 milionë lekëve. Gjatë këtyre viteve, subjekti ka deklaruar vit pas viti kursime në cash, por në asnjë rast nuk deklaron pakësimin e tyre me qëllim investimet në pasuri të patundshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?