KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit, Shpresa Beçaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur shkarkimin nga detyra të Shpresa Becaj.
Gjyqtarja e Apelit nuk ishte e pranishme, në sallë ka qenë vetëm avokati Julian Mërtiri.
Më parë Shpresa Beçajt, iu shtynë dy seancat e vetingut pasi u sëmur duke dërguar raport mjekësor, ndërsa sot është shfaqur para trupës gjykuese me avokatin e saj.
Beçaj në 2004-2013 ka qenë anëtare e gjykatës së Lartë. Në 17 shkurt 2020 DSIK bëri me dije se Becaj nuk ka dorëzuar deklaratën për kontrollin e figurës.
Në 24 shkurt 2020 KLGJ i ka thënë Komisionit që nuk rezulton që të ishin dorëzuar formularët e kërkuar nga Shpresa Becaj.
Njëkohësisht, KLGJ njofton se kur hyri në fuqi ligji për rivlerësimin kalimtar ajo nuk ishte në funksionin e gjyqtares.