KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu, djali i ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese

KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu, djalin e Fehmi Abdiut, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese. Nga gjetjet e KPK rezulton se nuk kishte burime për justifikim të pasurisë. Prej vitit 1995, Abdiu shërbeu si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Fatin e tij në drejtësi do ta vendosë Kolegji i Posaçëm i Apelimit që jep vendimin përfundimtar në procesin e vettingut.Altin Abdiu është i biri i Fehmi Abdiut, i zgjedhur që nga viti 1998 në funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të cilin e mbajti deri në vitin 2004.

SHKARKO APP