KPK shkarkon nga detyra kreun e gjykatës së Sarandës, Alltun Çela

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e gjykatës së Sarandës, Alltun Çela.

Trupa gjykuese që kryu vetingun për Çelën përbëhej nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo.

Në raportin e tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit relatoi se Cela kishte probleme në të trija kriteret e rivlerësimit; pasuri, figurë morale dhe aftësi profesionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Alltun Çela e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1995. Ai drejton Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë pozicion edhe në vitin 2014.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2016, emri i Alltun Çelës u lakua në Gjykatën e Krimeve të Rënda për një çështje pronash nga kolegu i tij Rasim Doda, ndërsa ky i fundit po gjykohej për korrupsion. Doda u dënua në shkallë të parë, por Apeli e rrëzoi vendimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?