KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Lushnjes Arben Dyli

Prokurori i Lushnjes Arben Dyli është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Dyli i kishte dhënë 50 mijë euro borxh një personi dhe do të merrte 110 mijë euro interesa për 6 vite.

Prokurori, i cili u gjend në të njëjtën zyrë me ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe gjatë operacionit të SPAK që i hodhi atij prangat, doli para Vettingut vetëm për një kriter, atë të pasurisë.

Por, edhe ky kriter ngre pikëpyetje ndaj kryeprokurorit të Lushnjës, Arben Dyla , i cili rezulton se ka dhënë 50 mijë euro me dy përqind fajde një biznesmeni me kushtin që në fund të 2021 t’i rikthehej shuma prej 110 mijë euro.

Dhënia me përqindje e parave ndodhi mes palëve në vitin 2016, sipas gjetjeve te KPK, teksa komisionerët e Vettingut kujtuan se shuma prej 50 mijë euro ishte deklaruar si kursimet ‘cash’ të prokurorit Dyla, prej kohës kur ai hyri në sistem në vitin 2001. Për këto rrethana që hedhin dyshime mbi dhënien me fajde të parave që është e ndaluar me ligj, prokurori pretendon se ishte lënë si garanci nga biznesnemi një apartament në të cilin Dyla jetonte së bashku me familjen.

SHKARKO APP